Tetovë, 5 prill – Të mërkurën mbrëma rreth orës 21.30 minuta, deri më tani dy persona të panjohur, meshkuj të maskuar kanë hyrë në marketin “Kiper”, i lokalizuar në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, në të cilin brenda kanë qenë tre të punësuar dhe një blerës. Njëri nga personat e maskuar në dorë ka pasur një pistoletë dhe ka kërcënuar të punësuarit që të largohen nga arka e marketit, ndërsa më pas kanë marrë rreth 82 mijë denarë. Me paratë e marra, menjëherë pa u vërejtur nga askush janë larguar në drejtim të panjohur. Është kryer hetim i kompletuar dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit. (koha.mk)