Para pak minutash, në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë ka ndodhur një grabitje e armatosur.
Rasti ka ndodhur derisa punëtorët e një kompanie ishin duke deponuar para në bankë, ata janë grabitur nga persona të armatosur.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për Koha.net.
“Rreth orës 20:00 në rrugën ‘Bill Clinton’ në Prishtinë, derisa punëtorët e një kompanie kanë qenë duke deponuar paratë në filialin e një banke, të njëjtit dyshohet së janë grabitur nga persona të armatosur”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, Policia ka nisur një hetim lidhur me rastin dhe po punon për identifikimin e të dyshuarve.