Shtëpia e Samuel Umtitit është plaçkitur derisa Barcelona po luante kundër Valencias në Camp Nou të shtunën. Kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë u ndodh futbollistëve të Barçës gjatë kohës kur skuadra zhvillon ndeshje, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha. La Vanguardia dhe Europa Press raportojnë se katër plaçkitës ishin futur në shtëpinë e Umtitit.
Pas marres së informacionit për plaçkitje, policia në Esplugas De Llobregat kishte shkuar te shtëpia e qendërmbrojtësit francez dhe ka hapur hetim për këtë rast. Sipas dëshmitarëve, katër plaçkitës të maskuar janë parë duke u futur në shtëpinë e Umtitit të dielën mbrëma.