Plaçkitet shtëpia e Franck Ribery

24

Shtëpia e anësorit të Fiorentinës, Franck Ribery, është plaçkitur të dielën në mbrëmje, sipas mediave italiane. Ylli francez u rikthye në Firencë me një lëndim në nyjën e këmbës nga ndeshja kundër Parmas dhe gjendja e tij do të vlerësohet sot nga stafi mjekësor në Artemio Franchi, tranmseton Gazeta Express, përcjellë gazeta KOHA.

Por sipas gazetës italiane La Repubblica, Ribery u rikthye për ta gjetur të plaçkitur shtëpinë e vet në Firencë. Policia lokale ka shkuar në vendin e ngjarjes menjëherë dhe inventari i shtëpisë së Ribery po vlerësohet për sasinë e saktë të dëmeve pas gjësendeve të vjedhura.

Sipas të përditshmes italiane, hajnat e kanë vjedhur një numër të madhe të gjerave me vlerë, përfshirë stoli, nga shtëpia e futbollistit.

Comments are closed.