Shkup, 19 dhjetor – Dy persona të panjohur të maskuar mbrëmë rreth orës 03 pas mesnate kanë kryer plaçkitje të një pompe të benzinës në lagjen Varosh të Prilepit. Siç kumtoi policia, plaçkitësit me kërcënim me thikë, nga dy të punësuar kanë kërkuar para, pas çfarë i kanë mbyllur në toalet. Pastaj nga byroja e punës e kanë marrë qarkullimin e ditës dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Stacioni Policor i Prilepit ndërmerr masa për gjetjen e kryerësve dhe për ndriçimin e plotë të rastit.