Kërçovë, 9 prill – Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike – Kërçovë, sot ka parashtruar kallëzim penal kundër P.S. (30) nga Kërçova, i dyshuar për vepër të kryer penale “grabitje”.
Ai veprën penale e ka kryer dje rreth orës tetë në bastoren sportive të vendosur në rrugën “11 Shtatori” në Kërçovë, ku ka hyrë i maskuar dhe e thikë në dorë, nga sporteli ka marrë një shumë të caktuar parash.
Nëpunësit policorë me intervenim të shpejtë e kanë kapur dhe dhe e kanë arrestuar kryerësin e veprës penale.