Gostivar, 15 tetor 2018 – Një person i armatosur dje ka kryer grabitje në një bastore sportive, me lokacion në rrugën “Marshall Tito” në sheshin e qytetit në Gostivar.
I panjohuri i cili ka qenë i maskuar me një shall dhe pistoletë ka kërcënuar punonjësin dhe ka kërkuar t’ia japë të gjitha paratë nga arka. I frikësuar për jetën e tij, ai i dha atij rreth 150 mijë denarë. Hajduti më pas i ka vënë në çantë dhe ka ikur nga bastorja.
Është kryer inspektim i plotë dhe po punohet për zbulimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.