Mirela Foriq në qendër të Kievit ka mbetur pa veturën e saj të çmuar. Mediat ukrainase shkruajnë se Mirela ka paraqitur rastin në polici, transmeton KosovaPress. Bashkëshortja e futbollistit kroat është gjetur në Ukrainë në cak të hajnave.
Asaj i është vjedhur vetura e shtrenjtë Range Rover, ndërkohë që hajnat ende nuk janë kapur. Foriq dhe Srna janë në martesë që nga viti 2010, dhe kanë dy fëmijë.