Boyne Lester Johnston, kishte plaçkitur një bankë në Otava të Kanadasë, ku mori qindra mijëra dollarë kanadezë në vitin 1958.
Ai ia doli që të arratiset përtej kufirit. Mirëpo autoritetet vendore vendosën pllakate ku përshkruhej lartësia, pasha dhe personaliteti i tij, shkruan New York Times.
Gjashtë dekada më vonë, plaçkitësi Johnston, i njohur nga disa si “fëmija i shampanjës” u kthye në vendin e ngjarjes për të pirë një gotë shampanjë.
Veçse Johnston tani është në të 80-at dhe banka e vjetër është shndërruar në një restorant në qendër të qytetit. Pronari i restorantit “Rivera” ka postuar një fotografi me Johnston-in në Instagram, gjë që ka nxitur reagime nostalgjie tek disa dhe ka bërë kureshtarë disa të tjerë.
Njeriu që dikur vodhi 260,000 dollarë kanadezë, që sot do të kishin një vlerë gjashtëfish më të madhe, tani është kthyer në vendin e ngjarjes për të pirë shampanjë.
Atëbotë, ai i kishte kthyer paratë dhe e kishte vuajtur dënimin me burg, por ja që vite më pas është kthyer te po i njëjti vend, por kësaj radhe në cilësinë e vizitorit.