Pjetri i Madhe bëri Rusinë një komb modern me modernizimin e ushtrisë, krijimin e flotës detare dhe reformimin e Kishës Ortodokse. Me një aparencë fizike marramendëse, 2 metra i gjatë dhe me një trup muskulor; Pjetri ishte inteligjent, energjik dhe i vendosur; ai u a la gjeneralëve dhe admiralëve profesionistë vendimet kryesore në ushtri dhe marinë
Ivani i Tmerrshëm donte të vendoste rrugë tregtare me Evropën Perëndimore. Por Rusia nuk kishte dalje natyrore në Detin e Veriut, ndaj ai pushtoi Livoninë (një shtet baltik që përfshinte pjesë të Letonisë dhe Estonisë së sotme). Kjo solli një varg të gjatë luftërash, që përfshinë Rusinë, Poloninë, Danimarkën dhe Suedinë. Suedia u bë forca dominuese në Evropën Veriore, duke ia mbyllur Rusisë portat me të. Kjo e la në harresë Rusinë, një perandori që nuk i përkiste as karakterit turko-mongol të stepave të Azisë dhe as i përngjante Evropës moderne. Rusia lëngoi në këtë harresë nën sundimin e disa carëve, deri sa lindi Pjetri I (1672-1725), i cili do të njihej si Pjetri i Madh.
Pjetri I u shpall car kur ishte vetëm 10 vjeç. Pati, padyshim, disa intriga në pallat, dhe strelcët (një trupë musketierësh që e përfytyronin veten si Garda Pretoriane) u rebeluan. Pjetri dhe vëllai më i madh, Ivani V, u bënë bashkësundimtarë, ndonëse sundimtare e vërtetë ishte regjentja, gjysmë motra e Pjetri, Sofia. Në fëmijëri, Pjetri tregonte interes për çështjet e shtetit dhe të ushtrisë. Ai i ndante shokët në dy kompani, i stërviste si ushtarë dhe luante luftash me ta.
Kur në moshën 19 vjeçare një grusht shteti e bëri sundimtar të vetëm. Gjatë mbretërimit të tij, dy kompanitë e improvizuara të bëra fillimisht vetëm për qëllime loje mes fëmijëve, tashmë u kthyen në kompanitë: Preobrazenski dhe Semionevski, regjimentet e truprojave të Pjetrit I. Pjetri iu përkushtua modernizimit të vendit, sidomos fuqisë ushtarake. Ai i dha fund armiqësisë së gjatë mes Rusisë dhe Polonisë dhe formoi një aleancë. Pasi siguroi disi kufirin perëndimor, u kthye drejt Jugut.
Lufta e tij e parë, ndër shumë të tjera, ishte kundër turqve. Ai pushtoi Azovin, çka nuk kërkonte ndonjë mekanizëm ushtarak shumë të sofistikuar. Më pas, Pjetri dërgoi “Ambasadën e Madhe” (Misioni diplomatik rus i dërguar nga Pjetri i Madh në Evropën Perëndimore, 1697-1698. Qëllimi i misionit ishte formimi i një aleance me një grup vendesh kundër Perandorisë Osmane) në të gjitha vendet e Evropës Perëndimore.
Ai udhëtonte me misionet diplomatike i maskuar si marinar, si karpentier apo si dikush me ndonjë zanat tjetër, me qëllim që të studionte teknikat moderne ushtarake. Mësoi mbi artilerinë në Prusi dhe ndihmoi për ndërtimin e anijeve në Holandë dhe Angli. Kur Pjetri ndodhej jashtë, strelcit u rebeluan sërish. Ai u kthye me shpejtësi në Rusi dhe e shtypi revoltën, madje ua preu vetë kokat disa prej krerëve dhe e shfuqizoi organizatën. Më pas filloi modernizimn e Rusisë, duke përdorur teknikat që kishte mësuar gjatë udhëtimit në Evropë.
Një tjetër reformë, disi komike, ishte dhe urdhri i Pjetrit për burrat rusë që të rruanin mjekrat e tyre-gjë që i skandalizoi klerikët ortodoksë-madje përdori gërshërën dhe briskun të disa prej fisnikëve të tij më të rëndësishëm. Në rast se ata nuk pranonin ta rruanin mjekrën, atëherë do ta mbanin duke paguar një taksë. Fisnikët humbën çdo pushtet që u kishte lënë Ivani i Tmerrshëm dhe bashkë me fshatarët u rekrutuan në ushtri. Falë Pjetrit, ushtria ruse kishte tani edhe një flotë. Ai ndërtoi rrugë dhe kanale, me qëllim që të shpejtonte mobilizimin dhe furnizimin e ushtrisë. Në 1700 (pas paqes me Turqinë) Pjetri e zhyti Rusinë në atë që quhet Lufta Madhe Veriore, që zgjati 21 vjet. Në këtë përballje aleance ruso-polake-daneze mundi Karlin XII të Suedisë, një nga takticientët më të mirë të Evropës. Edhe pse Pjetri nuk mund të krahasohej me të si gjeneral, ai kishte gjithmonë më tepër ushtarë se kundërshtarë. Lufta përfundoi në 1721. Gjatë këtij konflikti titanik flota e Pjetrit në 1714 kishte dërrmuar flotën suedeze, gjë që i mundësoi të pushtonte Finlandën, dhe themeloi qytetin e Shën Petërsburgut, ndërkohë që lufta ziente rreth tij. Rusia më në fund kishte dalje në detin Baltik dhe në Evropën Perëndimore.
Ai ishte mjaft figurën karizmatike dhe e dashur për trupat e tij. Pjetri ndihmonte në mbushjen e topave në luftanije, marshonte bashkë me trupat dhe përdorte forcën e tij të madhe për të tërhequr ndonjë top që kishte ngecur në llucë. Pjetri i Madhe bëri Rusinë një komb modern me modernizimin e ushtrisë, krijimin e flotës detare dhe reformimin e Kishës Ortodokse.
Me një aparencë fizike marramendëse, 2 metra i gjatë dhe me një trup muskulor; Pjetri ishte inteligjent, energjik dhe i vendosur; ai u a la gjeneralëve dhe admiralëve profesionistë vendimet kryesore në ushtri dhe marinë. Por në çështjet administrative dhe organizative, ai shkëlqente. Pjetri vdiq më 25 janar 1725, gjatë një vizite në Gjirin Finlandez. Ai krijoi Rusinë klasike cariste dhe ishte ndoshta sundimtari më i madh i Rusisë. Pjetri i Madh përkujtohet në të gjithë Rusinë.