Në një intervistë për Gazeta Blic, pjesëtari i Forcës së sigurisë së Kosovës nga komuniteti boshnjak Alen Vreviq e ka quajtur dhuratë që Kosova, nga e premtja do të bëhet me ushtri.Vreviq, i cili është pjesëtar që disa vite i Forcës së sigurisë së Kosovës shërben tash e disa kohë si komandant i linjës së transportit.“Po kjo është një dhuratë për të gjitha përpjekjet për sigurinë deri me sot” tha Vreviq.
Kujtojmë që nesër (e premte) Parlamentit i Kosovës do të mblidhet për të mbajtur punimet e seancës së radhës plenare e cila është e jashtëzakonshme, ku pritet të hidhet në votim shqyrtimi i projektligjit për Ushtrinë e Kosovës.Kjo seancë është paralajmëruar të filloj nga ora 10:00 dhe ka tri pika të rendit të ditës, përcjellë KOHA.