Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po trajnohen, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Por trajnimet që po i bëjnë në shtete të fuqishme, si: Amerika, Anglia e Gjermania janë më të veçanta.
Gjatë verës një grup i pjesëtarëve të FSK-së kanë qëndruar në Gjermani ku janë trajnuar për përdorimin e automjeteve të rënda, të blinduara.
Në një video që ka siguruar Indeksonline, shihet një pjesëtar i FSK-së i vendosur mbi një autoblindë, duke qarkulluar në rrugët e Gjermanisë.
Ndryshe, të premten, më 14 dhjetor, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të votojnë tri projektligje të cilat i hapin rrugë transformimit të FSK-së në ushtri.
Ndonëse kundër kësaj iniciative ka dalë sekretari i NATO-s, mbështetja e fuqishme ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.