Shkup, 9 korrik – Në Tatrat e Larta dje dhe sot në organizim të kryesuesit të OSBE-së, ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovakisë Mirosllav Lajçak, po mbahet takimi joformal i ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të OSBE-së, në të cilin po merr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.
Qëllimi i Konferencës është që të nxitet diskutimi për përforcimin e rolit të Organizatës si mekanizëm kryesor parandalues në rajonin e OSBE-së, që të mobilizohet vullneti politik për përdorimin e instrumenteve ekzistuese për zgjidhjen e presioneve dhe krizave afatgjate si dhe të përforcohet dialogu për vendin dhe kontributi i OSBE-së në strukturën e organizatave multilaterale. Në fjalimin e tij ministri Dimitrov ka përkujtuar një nga dokumentet fondamentale të OSBE-së, Konventën për Evropën e Re të miratuar në vitin 1990, në të cilën mes tjerash thuhet: “Koha e konfrontimeve dhe ndasive përfundoi. Evropa çlirohet nga trashëgiMEDIAL e së kaluarës.
Dimitrovi bëri thirrje për demonstrimin e vullnetit politik për zgjidhjen, përgjatë dialogut dhe interpretimit adekuat të koncensusit në vendosjen, e një vargu çështjesh serioze të agjendës së OSBE-së, për të cilat të gjitha shtetet kanë përgjegjësi.
Si një nga instrumentet më të fuqishme të organizimit, misionet e terrenit, siç është misioni i OSBE-së në Shkup, qëndron në kumtesën, mund të përdoren edhe për mbështetjen e agjendave reformuese të vendeve nikoqire.
Në takim me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Greminger u bisedua për sfidat vijuese me të cilat përballet organizata, si dhe për nevojën nga përshtatja e veprimit të saj në kontekstin e ndryshuar të sigurisë. Ministri Dimitrov theksoi se OSBE-ja është partner relevant në angazhimet reformuese të Qeverisë. Siç qëndron në kumtesë, në takim me ministrin austriak të Punëve të Jashtme, Aleksander Shalenberg, Dimitrov ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për integrim në BE dhe pritjen që ajo të vazhdojë.
Informoi edhe për reformat dhe planet e bëra në periudhën e ardhshme, si dhe për pritjet tona në prag të vendimit të paralajmëruar në muajin tetor. Shalenberg theksoi se për Austrinë, vendimi për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut në tetor mbetet prioritet dhe se mund të konsiderojmë në mbështetjen e tyre të fuqishme politike dhe të ekspertëve në procesin e integrimit evropian.
Dimitrov realizoi takim edhe me kolegun e tij spanjoll dhe ministrin Zhozep Borel, i cili është dominuar për funksionin Përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri. Ministro Borel, theksojnë në kumtesën nga MPJ-ja, ka dhënë mbështetje për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Njëherit, Spanja i ka përshëndetur përpjekjet e deritanishme dhe fokusin e proceseve reformuese, duke i përfshirë edhe në finalizimin e anëtarësimit në NATO. Në takim u bisedua edhe për situatën në rajon, me ç’rast së bashku është konkluduar se ardhmëria e saj është në Bashkimin Evropian, me çka do të përfundojë procesi i bashkimit evropian. Në takim me ndihmës sekretarin shtetëror për Evropë dhe Euroazi të Departamentit amerikan të shtetit, Filip Riker, janë shqyrtuar gjendjet në rajon, duke i përfshirë edhe marrëdhëniete shkëlqyera bilaterale. Në këtë kontekst u bisedua për ratifikimin e protokollit aderues për anëtarësimin tonë në NATO dhe proceset aktuale reformuese që i realizon qeveria e Maqedonisë së Veriut.(koha.mk)