Shkup, 11 prill – Pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, sot, në ditën e 11-të të fushatës duhet të dorëzojnë raport financiar me specifikim të shpenzimeve të xhirollogarisë për fushatën zgjedhore nga dita e hapjes së saj deri në fund të ditës së dhjetë të fushatës zgjedhore, njofton Koha.
Ky është raporti i parë që pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore duhet ta dorëzojnë deri te KSHZ, ESHR dhe KSHPK. Për rrethin e dytë të zgjedhjeve raporte duhet të dorëzojnë më së voni deri në orën 24 më 4 maj, ndërsa më së voni deri në 20 prill nëse nuk marrin pjesë në rrethin e dytë të zgjedhjeve.
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dje nga të dhënat e radiodifuzerëve për emetimin e reklamimit të paguar politik në javën e parë të fushatës për zgjedhje të presidentit dhe të kryetarëve të komunave Novo Sellë, Ohër dhe Dibër dorëzoi raport të sublimuar deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor,i cili duhet që radidifuzerëve t’iu paguajë mjete për emetimin e reklamimit të paguar politik.
Sipas Kodit Zgjedhor, para pagesës së shpenzimeve për emetimin e RPP nga ana e KSHZ-së, Agjencia është e detyruar që të dorëzojë raport për kohëzgjatjen e këtij reklamimi që ishte emituar te secili radiodifuzer, për herë të parë në ditën e 10-të të fushatës zgjedhore, ndërsa për herë të dytë në ditën e 7-të pas përfundimit të fushatës. Prej atje, në pajtim me Manualin e Këshillit të Agjencisë e miratoi më 29 mars të vitit 2019, radiodifuzerët kanë për detyrë që të dorëzojnë të dhëna në Agjenci për emetimin e reklamimit të paguar politik.
Në radiot dhe televizionet të cilat në bazë të marrëveshjeve të lidhura me pjesëmarrësit më proceset zgjedhore do të emitojnë reklamim të paguar politik për kandidatët presidencialë dhe për kandidatët për kryetarë të komunave në Dibër, Novo Sellë dhe Ohër, shpenzimet, sipas Kodit Zgjedhor, do t’ua paguaj KSHZ-ja në bazë të faturave të dorëzuara. Secili radiodifuzer bashkë me faturat duhet të dorëzojë media plan dhe raport për shërbimin e realizuar i nënshkruar edhe nga radiodifuzeri dhe nga porositësi i reklamimit, gjegjësisht pjesëmarrësi në fushatë zgjedhore.
Sipas afatit të KSHZ-së, raportin e dytë ASHMAA-ja duhet ta dorëzojë deri te Komisioni më 26 prill, për rrethin e parë të zgjedhjeve dhe më 10 maj për rrethin e dytë eventual.
KSHZ-ja duhet t’i paguaj shpenzimet për reklamimin e paguar politik të publikuar në ditën 2 12-të nga fillimi i fushatës zgjedhore dhe 10 ditë pas përfundimit të fushatës zgjedhore. (koha.mk)