Shkup, 15 prill – Nga ora 6 e deri në 10:30 të hënën pa energji elektrike do të jenë konsumatorët nga fshatrat Rashçe, Kopanicë, Bojanë, Sfillare e Epërme dhe e Poshtme, karakolli Çashkkë, Radushë, Dvorcë, Orashje, Kondovë, Kuçkovë, Graçan dhe vendbanimi për fundjavë “Vele pole”.
Në periudhën prej orës 9 e deri në 11:30 pa energji elektrike do të jenë pjesë e konsumatorëve e rrugëve “Helsinki”, “Nobelova” dhe “Londonska” në komunën e Karposhit.
Pa energji elektrike nga ora 8:30 e deri në 13 do të jenë konsumatorët e rrugëve “Franjo Kluz” 4 dhe objekti i “Elena Lukas” në Komunën e Aerodromit.
Nga ora 8:30 e deri në 13;30 pa energji elektrike do të mbesin konsumatorët e rrugëve “Salih Asim” (ish “Podragje” nga numri 47 e deri në 61 në çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Siç informoi QRNK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve të caktuara teknike në rrjetin elektro-shpërndarës.