Shkup, 2 gusht – Një pjesë e shfrytëzuesve të rr.”Kapishtec” në komunën Qendër nesër nuk do të kenë energji elektrike nga ora 8 deri në orën 16, njoftoi Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza pas njoftimit të marrë nga “EVN Maqedoni”.
Për shkak të intervenimeve teknike në elektro-rrjetin distributiv, nga ora 9 deri në orën 16 nesër pa energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit nga rr.”Franjo Kluz” nr.2 dhe nr.4 në komunën Aerodrom, ndërsa nga ora 11 deir në orën 15 shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Bardovcë rreth shkollës në komunën Karposh.
Nga ora 8:30 deri në orën 15 nesër rrymë nuk do të kenë as shfrytëzuesit nga fshati Matka e Epërme dhe e Poshtme dhe fshatrat Gllumovë dhe Shishov[ në komunën Saraj. ndërsa nga ora 7:20 deri në orën 8 edhe shfrytëzuesit nga vendi “Bella Zemja” në fshatrat Kadino dhe Marino në komunën Ilinden.