mbasadori amerikan në Greqi, Xheferi Pjat para takimeve të sotme të ndërmjetësit Metju Nimic në Athinë tha se është optimist se do të ketë progres në negociatat për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë.
Në intervistën për TV Skaj të Greqisë, Pjat thotë se Uashingtoni përkrah përpjekjet e Nimicit dhe të KB-ve që të gjendet zgjidhje për kontestin.
“Unë jam optimist. SHBA do të bëjnë çmos të mbështesin përpjekjet që ndërmerr Nimic në ditët dhe javët në vijim”, ka thënë Pjat.