Tani është koha ideale të gjendet zgjidhje për çështjen e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, porositi nga Selaniku ambasadori amerikan në Greqi, Xhefri Pjat. Ai dje pasdite, siç transmeton MIA, pas takimit me kryebashkiakun e Selanikut Janis Butaris, theksoi se ndryshimi i pushtetit në fqinjin verior grek e lehtëson procesin. Butaris e ka informuar Pjat për nismat e tij për hapjen e një kanali komunikimi me Shkupin. Gjatë takimit është folur edhe për pjesëmarrjen e SHBA-së, si vend nderi, në Panairin e 83-të ndërkombëtar në Selanik (TIF). Ambasadori amerikan theksoi se SHBA-ja jo vetëm se do të marrë pjesë në panair por edhe do ta promovojë ngjarjen në Athinë.