Miralem Pjanic pranon se Atletico Madrid ka një filozofi të ngjashme me Juventusin. Ai sugjeroi bashkëlojtarët e tij të jenë të kujdesshëm – pasi mund të ndëshkohen nga ekipi i Diego Simeones, shkruan GazetaBlic, transmeton gazeta KOHA.
Juventus dhe Atletico Madrid takohen të mërkurën në Wanda Metropolitano me fillim nga ora 21:00, në kuadër të fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve.
“Filozofia e tyre nuk është e lehtë, kështu që na takon t’i kontrollojmë të dy ndeshjet dhe më e rëndësishmja të përpiqemi të shënojmë gol në Madrid”, tha mesfushori për Il Giornale.
“Atleti ka shumë ngjashmëri me Juven, pasi të dyja ekipet janë të forta, lejojnë disa hapësira dhe nuk pranojnë shumë gola. Ata do të jenë edhe më të motivuar, sepse duan të luajnë finalen në fushën e tyre”, përfundoi ai.