Mesfushori kroat Marko Pjaca do ta mbyllë sezonin 2017-2018 te skuadra gjermane e Shalke 04. Mediat italiane bëjnë me dije se lojtari 22-vjeçar ka pranuar ofertën e klubit gjerman, ku do të luajë në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni. Edhe Marotta, pak ditë më parë, pat konfirmuar se kjo lëvizje ishte e mundshme, por duket se tashmë gjithçka është e mbyllur. Lojtari kërkon të luajë dhe skuadra gjermane ia ofron këtë mundësi. “Kam nevojë të luaj dhe jo të qëndroj në stol”, tha Pjaca, që për ta realizuar këtë ka vendosur të ndryshojë fanellë. Nga dita e sotme (enjte) ai do të jetë në Gjermani me skuadrën e re.