Patriarku latin në Kuds, kryepeshkopi Pierbattista Pizzaballa kritikoi vendimin për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit” nga SHBA-të. Ai ka kërkuar që të respektohet statusi aktual i qytetit. Në një konferencë për media në Patriarkanën Latine në Kudsin Lindor nën pushtim, kryepeshkopi Pizzaballa tha se “Kisha katolike është në favor të respektimit të statusit aktual të qytetit të Kudsit”. “Pak ditë më parë kemi dëgjuar deklaratën e presidentit dhe reagimin e vazhdueshëm ndaj kësaj. Në këtë drejtim, qëndrimi i Kishës Katolike është i qartë. Papa Françesku theksoi se statusi i qytetit duhet të respektohet në përputhje me vendimet përkatëse të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, deklaroi Pizzaballa, duke kritikuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me Kudsin. Duke vënë në dukje rëndësinë e Kudsit, Pizzaballa tha se “Zgjidhja e njëanshme nuk është zgjidhje. Ato asnjëherë nuk kanë sjellë paqen, përkundrazi të largojnë. Kudsi është thesari i gjithë njerëzimit. Të gjitha kërkesat që janë në cilësinë përjashtuese qoftë politike apo fetare ato janë në kundërshtim me natyrën e këtij qyteti”. Ndër të tjera duke rikujtuar se Izraeli në muajt e fundit ka filluar një krizë të madhe duke u përpjekur të vendosë një detektor në hyrjen e xhamisë Al-Aksa, Pizzaballa tha se “Menjëherë pas kësaj, kishat u detyruan të paraqesin deklaratën e pronës. Kjo ishte një punë e kryer në kuadër të projektit ligjor në Parlamentin izraelit që kufizon të drejtën e kursimit për pronën e kishave”. “Banorët e kësaj toke tani janë shumë të lodhur nga dhuna që kurrë nuk ka sjellë ndonjë rezultat për askënd. Njerëzit janë të etur për të kuptuar drejtësinë, të drejtën dhe të vërtetën”, ka përfunduar fjalën e tij, kryepeshkopi Pizzaballa.