Një gjuetar pitonësh ka kapur një gjarpër mbi 5 metra të gjatë duke përdorur vetëm duart e tij pa masa mbrojtëse. Dysti Crum i njohur me epitetin “Njeriu i egër”, arriti të luftonte me krijesën në Everglades të Floridas. Ky është pitoni më i madh i kapur ndonjëherë në parkun kombëtar në fjalë. Më vonë u zbulua se gjarpri kishte 78 vezë brenda, të cilat u nxorën për të parandaluar lindjen e ndonjë gjarpri të ri. Crum po merr pjesë në një projekt të filluar dy muaj më parë nga Qarku i Menaxhimit të Ujit të Floridës së Jugut (SFWMD) me qëllim çrrënjosjen e pitonit.
Pitoni gjiganti me 78 vezë! (FOTO)
Leave a comment