BurimMomente paniku në Madrid për lojtarin e skuadrës së Atleticos, Koke. Sipas të përditshmes spanjolle “El Mundo”, mesfushori ishte viktimë e një vjedhje me armë që ka ndodhur pasdites e së martës, në parkingun e një hoteli (Plaza de Olavide), në zonën e Chamberi.Sipas policisë, Koke është kërcënuar nga një i panjohur me pistoletë në kokë, që kishte mbuluar fytyrën me maskë. Ai i ka marrë orën me një vlerë 70 mijë eurosh. Për fat të mirë asnjë pasojë tjetër për futbollistin që aktivizohet me Atletico Madrid, që më pas ka bërë denoncimin pranë forcave të rendit.