Të nderuar të mi – mbase jam vet katundar – doemos ta qartësojë domethënien e kësaj fjale të huaj; pisoar i thonë legenit nga porcelani në disa forma – që e hasim në nevojtoret publike apo të lokaleve, ku burrat e derdhin ujët. Pisoari nuk është për gratë
Nga Shaqir ISLAMI
Moti – një Zot e di se,ku – e kam lexuar; por, jam i sigurt, se qe, një javore kroate. Një kritik arti i shquar kroat – atë kohë, akoma jetonim komunizmin – gjatë një interviste apo shkrimi, shprehej se, edhe pisoari mund të bëhet vepër arti ! Por, në art, kjo mund të ndodh vetëm një herë. Pra, sipas kritikut, vetëm artisti i parë që e shfaqpisoarin vepër artistike, mund të vlerësohet një vepër e tillë. Përndryshe, sikur të përsëritej – pisoari do kishte mbetur – vetëm se, një pisoar publik.
Brum i Ramës – është formuar në rrethana tjetër fare, të një censure ndër më të egrit në rruzullin tokësorë – për këtë shkak, me ose paqëllim, artin e politikëse shndërron vazhdimisht në pisoar. Komshiu im Haxhi Dimemaqedonci’ thotë: “Otgotovo, veresia”. Sundues i ndritur shqiptarë, vetëm këtë di ta bëjë. Asgjë tjetër! Ani se,kazan-media, çdo bokllëk-politik të “off-shore kompanisë Rilindja”, e shpjegon si ‘estetikë politike’!!! Në botën arabe, thonë që paskësh pisoar prej floriri ! Prapse prapë, është një pisoar.
Kështu ndodhi – edhe me shfaqjen e shëmtuar të burleskës politike “Rama dhe mjekët e hutuar në Itali”! Plagjiatori – në mungesë të idesë dhe kreativitetit -gjithmonë vonohet, dhe meqë është hileqar, e shfrytëzon djersën dhe mundin e tjetërkujt, për përfitim personal. Vetëm-e-vetëm për të bërë nam.
Shfaqja e ngutur dhe me shijekiç-i, trajtohet si, ‘nam me çdo kusht’!Hilen dikush e vëren, dikush jo. Natyrisht, kazan-media e hyjnizon edhe këtë kiç politik! Ky është obligim i vetëm i medias, në këtë ortakëri kazanllëku.
Publiku ndërkombëtarë, këtë dramë një aktëshe shpërfilli si “Shumë zhurmë për asgjë”. Italia e përdori për ta qortuar, përbuzë BE-në dhe ta shfryjë hatër-mbetjen e skamjes së solidaritetit mes familjarëve të BE-së.
Pas shfaqjes mbresëlënëse – për joshjen e zemrave dhe të mendjeve të qytetarëve evropianë – të ustallarëve Kinezë dhe Rusë; vepra e keq frymëzuar e liderit shtatlartë të Shqipërisë – edhe pse u pa sinjë ritual fukarenjsh qesharak – shërbeu vetëm si pisoarpublik i politikës evropiane. Dhe hiç më shumë, hiç më pak.
Rama sundon – me poshtërim dhe fyerje të paparë këtë popull të shkretuar fizikisht dhe mendërisht – falë ortakërisë me ‘kazan-median’, siç i ka pagëzuar vet. Mediat i shërbejnë si Kerberë. Çdo zhbërje, shkelje, të kushtetutës dhe shtetit dhe çdo zullum politik të “off-shore kompanisë Rilindja”, Kerberët turren në gëlqerosje, kinse në emër të mendimit dhe fjalës së lirë. Në fakt, në atë shtet mediat dhe gazetarët ushtrojnë dhunë psikike dhe censurë ndaj mendimit dhe fjalës ndryshe nga Rama. Nëse dikush meriton dhe ka nevojë për vetting është media. Çdo vetting tjetër është i kotë, pa median. Kazan-media e shpërfytyroi demokracinë dhe gazetarinë; dhe e mori në qafë atë vend.Ramanukka faj. Mediat kanë faj.
Kjo “sharlatani me doktorët e mjerë”, është vetëm se, edhe një burleskë e radhës.Edhe një kartolinë, e Shqipërisë së karikaturuar politike, dërguar botës. Pas ‘shfaqjes-politike’ Kinezo -Ruse,‘komedia me mjekët e mjerë’ do mbetet në analet e propagandës politike vetëm si një pisoar-politik-publik.
Mendësia Rama&gazetarët është e prapambetur; …shumë, shumë e prapambetur, siç është dhe shoqëria. Çdo gjë është e rreme. Madje, atjeende nuk ka karikaturistë!!! Ma merr mendja se, shkaku i traumës enveriane. Njëfarë, Kapexhiu – i vetmi i këtij lloji të medias – bën vizatime të personazheve të duken më të bukur seç janë ! Vetëm në karikaturën e tij, Rama duket më i pashëm seç është !
Në Shqipëri, edhe karikatura është e sterilizuar. Ndërsa, natyra dhe shoqëria është e ndotur dhe njollosur rëndë-rëndë. Atje ka vetëm humor të zi. Vrasje me tritol!Nganjëherë them, shyqyr o Zot i Madh, që nuk kanë nëpër podrumet e shtëpive krerë-bombash nukleare!!! Se po të kishin, Ballkanin do ta çonin në ‘t’samës’!!!
Prandaj, ‘Offshore kompania-Rilindja’ është një karikaturë politike më origjinale në Evropë. Dhe Rama&ortakëtgazetarë janë karikaturistët origjinal me temën – ‘Shqipëria ç’ishte, ç’është dhe ç’do bëhet’. ‘Qeverisja-rilindja’ synon dhe vepron ‘mut-të-bëhet’!
Autori është kolumnist i rregullt i gazetës KOHA