Kumanovë, 12 gusht – Nga fillimi i sezoonit e deri në fund të korikut në pishinë janë shitur 8.422 bileta hyrëse, informojnë nga NP “Higjiena dhe gjelberime”, nën ingerenca të së cilës është pishina. Nga atje presin që gjatë gushtit të rritet vizitueshmëria e pishinës për shkak të rritjes së temperaturave, njofton Gazeta Koha.
“Në korrik kishim vizitueshmëri të paktë për shkak të motit me shi, por presim që rritja e temperaturave të rrit numrin e notuesve’, tha drejtori i ndërmarrjes, Daniell Stojçevski.
Ndryshe, vitin e kaluar kjo pishinë ka shitur 14.166 bileta.