Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se studimet tregojnë që rezultatet e nxënësve në shkollat serbe në Kosovë nga testi PISA janë dukshëm më të mira se te shkollat shqiptare. Këtë koment Ahmeti e ka publikuar në rrjetin social “Twitter”. “Disa studime tregojnë që rezultatet e nxënësve në shkollat serbe në Kosovë janë dukshëm më të mira se sa te shqiptarët”, ka shkruar Ahmeti. Testi PISA, i bërë publik së fundmi, nxori në dritë mjerimin e sistemit të arsimit kosovar. Nga dhjetëra shtete që iu nënshtruan testimit, Kosova doli vetëm dy pozita më lartë se dy vendet e fundit në listë.