Andrea Pirlo, sot pjesë e futbollit amerikan MLS te skuadra New York City, ishte mesfushori më i mirë në Itali sa luante në Serie A, në intervistën e fundit të tij dhënë të përditshmes prestigjioze franceze “L’Equipe”, ka zbuluar dy prapaskena interesante. Njeriu që fitoi gjithçka me Milanon për 10 vite sa luajti te rosonerët bisedoi për finalen e humbur në Stamboll në Ligën e Kampionëve.
“Finalja e Champions League në Stamboll kundër Liverpool ishte eksperienca më e keqe e karrierës sime. Me dolën lotë nga syri në fushë, ndërsa kur u futa në zhveshtore atmosfera ishte edhe më e keqe. Aty nuk arrita as të qaja nga mërzia. Humbja e një finale të Ligës së Kampionëve, kur je duke fituar 3:0 në pjesën e parë është me të vërtetë e keqe, diçka që nuk do t’ia dëshiroja askujt.”
Barcelona? Me Milanon kemi luajtur një ndeshje miqësore në Camp Nou, dhe pas lojës Pep Guardiola më thirri në zyrën e tij, brenda stadiumit. Ai më pyeti nëse unë do të doja për të shkuar dhe të luajë në Barcelonë. Kjo ishte shumë e bukur për mua pasi më dëshironte një person i madh si Pep, por në atë kohë Milan kurrë nuk ka dashur të më largonte për asnjë çmim” tha Pirlo i cili e nisi me humbje ndeshjen e parë të stinorit në MLS nga Orlando 1:0.