Andrea Pirlo ka bërë një analizë të Interit për “Sky Sport”. Zikaltrit po kalojnë një moment të mirë forme dhe të mërkurën në mbrëmje kanë marrë fitoren e dytë radhazi në Champions League. “Interi është një skuadër që ka nevojë për besim dhe në këtë moment duket se e ka gjetur. Champions është një garë që të ndihmon të jesh i përqendruar në 100 për qind”, ka thënë ish-mesfushori. “Ndonjëherë, zikaltrit tregojnë disa mangësi në kampionat, duke bërë gabime që mund të shmangen. Ivan Perisic? Është lojtari klasik sllav që nuk ka vazhdimësi. Bën paraqitje të mëdha dhe të shëmtuara, disa herë edhe gjatë një ndeshjeje të vetme”, ka thënë Pirlo.