Gerrard Pique ka zbuluar se cila pjesë e trupit të Shakirës i pëlqen më së shumti. Ai këtë e ka bërë në rrjetin e tij social Twitter, se i ka pëlqyer klipi i fundit i Shakirës me reperin francez ‘Black M’, transmeton Periskopi. Futbollisti i Barcelonës ka përzgjedhur edhe pjesën që i pëlqen më shumë nga ky klip, ku janë të shfaqur të pasmet e këngëtares. “Kjo është njëra nga pjesët që më pëlqen nga ky klip”, ka shkruar Pique në Twitter.