Mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique thotë se do t’i jap fund karrierës së tij atëherë kur nuk e shijon më lojën e futbollit. Qendërmbrojtësi shënoi një gol mbrëmë në fitoren 5-0 ndaj Levantes, transmeton Gazeta Express.
“Është e vështirë të filloj ashtu siç kam bërë në stinorin e kaluar, por atë ditë që ndaloj së shijuari duke luajtur futboll, do ta lë”, ka thënë Pique. “Shpresoj që të bëjmë gjëra të mira me këtë gjeneratë”, deklaroi Pique.
Pique u pensionua nga Kombëtarja e Spanjës pas eliminimit nga Botërori në Rusi gjatë verës. 31-vejçari ka shënuar pesë gola në 22 paraqitje të këtij stinori në të gjitha garat.