Njëri nga derbit më të mëdhenj në botë do të zhvillohet dy herë brenda pak ditësh për të dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm, shkruan GazetaBlic, transmeton gazeta KOHA. Fillimisht të mërkurën në Santiago Bernabeo do të zhvillohet ndeshja e kthimit të gjysmëfinales në “Copa Del Rey”, derisa kujtojmë se dueli i parë u mbyll 1-1.
Të dielën e ardhshme ndërkaq, poashtu në Madrid do të luhet xhiroja e 26-të në La Liga.
Tashmë kanë filluar edhe thumbimet mes të dyja palëve, ndërsa ty s’kishte si të mungonte Pique, i cili ka komentuar deklaratën e Solarit, se Barcelona ka në dispozicion një ditë më shumë për të pushuar. “Epo, në ndeshjen e parë të La Ligas ata kanë pushuar një ditë më shumë sesa ne, kurse në fund fituam me rezultat 5:1″.