Geradr Pique ka ndezur debat të madhe me intervistën e tij në “La Resistencia de Movistar Cero” në Spanjë, ku ngacmoi rëndë të gjithë madrilenët, por nuk u ndal të tallet edhe me rivalët e qytetit të tyre, Espanyol.
Mbrojtësi i Barcelonës deklaroi se ka bërë para më shumë sesa ka buxhetin e klubit Espanyol për këtë vit, duke u tallur me klubin katalanas, që nuk e ka pritur mirë këtë deklaratë të Pique dhe kanë reaguar me një mesazh në rrjetet sociale, por pa përmendur emrin e futbollistit.
“Pasioni ynë. Ekipi që lë lëkurën çdo ditë. 119 vitet tona të historisë. Minuta e 21. Të rinjtë. Respekti për rivalët. Zemra blu e bardhë”, është një pjesë e mesazhit, që më pas mbyllet me një fjali goditëse, “Kjo është trashëgimia jonë dhe vlera e saj nuk matet me euro.”
Pique u tall edhe me madrilenët pasi gazetari e pyeti: “Sa herë ke bërë seks këtë muaj”, ai u përgjigj po me pyetje, “A numërohen ato në Bernabeu?” Duke iu referuar dy fitoreve qw Barcelona mori ndaj Real Madridit.