Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka thënë se përkundër fitores prej 0 me 1 në Old Trafford ndaj Unitedit nuk duhet t’i besohet rezultatit, duke rikujtuar atë se çfarë i kishte ndodhur PSG-së.
Kujtojmë se PSG-ja kishte fituar në Old Trafford me rezultat prej 0 me 2, megjithatë ishte eliminuar duke humbur në Paris me rezultat prej 1 me 3, transmeton Koha.net.
“Pasi pamë se çfarë i ndodhi PSG-së, nuk duhet t’i besoni rezultatit, ata u kthyen në Paris me rezultat më të mirë dhe shikoni se çfarë i kishte ndodhur, klubet e mëdha mund të bëjnë gjëra të tilla prandaj duhet të punosh”, është shprehur Pique.
Pique u shpreh se ishte speciale për të kthehej në Old Trafford.
“Ishte speciale të kthehesha këtu pas kaq vitesh, në aspektin defansiv jemi në momentin më të mirë të sezonit. Ndihem rehat, dhe shumë mirë për shkak të moshës dhe përvojës që kam”, u shpreh ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit.