Gerard Piqué është shfaqur nervoz pas ndeshjes së fundit të Barcelonës. Qendërmbrojtësi spanjoll është gjithmonë në qendër të kritikave, sidomos pas gabimeve në ndeshjen e fundit.
“Ndjehem shumë mirë fizikisht. Është e vërtetë që ndaj Leganes kam bërë një gabim shumë serioz, por jam mirë. Ka shumë njerëz, që mezi presin të tilla situata për mua, të gaboj. Më duket sikur është kthyer në modë, sa herë që pësojmë një gol, faji është i Piqué”.
“Ka shumë njerëz që i bëjnë, jo vetëm në Madrid, por edhe në Barcelonë. Unë kam qenë shumë kritik ndaj shtypit herë pas here dhe ka njerëz që e kanë ruajtur inatin me mua, por është e kuptueshme, kjo është pjesë e lojës. Le të prekin për disa ditë qiellin (të lumturohen), sepse kjo situatë, padyshim, do të ndryshojë”.