Mbledhja e nisur në orën 3 drekën e sotme, e cila zgjati 4 orë, duket se ka arritur me një marrëveshje mes Milanit dhe Xhenoas. I vlerësuar në një shumë rreth 40 mln euro, Kristof Piontek është shumë pranë “Djallit”.
Një delegacion i klubit kuqeblu, i formuar nga Xhorxho Perineti dhe Alesandro Zarbano nga Xhenoa, u takuan me Leonardon këtë pasdite, bashkë edhe me agjentin e lojtarit, Gabrieli Xhufrida.
Piontek pritet të vijë me formulën e huazimit përr rreth 15 mln euro te Milani, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit për një total prej 40 mln eruosh.
Për të finalizuar operacionin, është parashikuar edhe një takim tjetër javën e ardhshme, pas ndeshjes që Xhenoa do të luajë me Milanin ditën e hënë. Pjesë e këtij operacioni, për të ulur kostot, mund të përfshihet edhe Bertolaçi apo Haliloviç, të cilët mund të kalojnë nga Milani te Xhenoa.