Inter ka konfirmuar zyrtarisht se Stefano Pioli, duke zëvendësuar Frank de Boer. Marcelino dhe Gianfranco Zola ishin gjithashtu kandidatë për stolin e Inter, por u bë e qartë se ish-trajneri i Lazio-s ishte i përzgjedhuri. “F.C Internazionale konfirmon se është arritur marrëveshja me Stefano Pioli për t’u bërë trajneri i Inter deri më 30 qershor t vitit 2018,” shkruhej në deklaratën zyrtare të klubit.
“Bashkë me të do të vijnë edhe Giacomo Murelli (asistent), Davide Lucarelli (asistent teknik), Matteo Osti (fizioterapist) dhe Francesco Perondi (fizioterapist). Trajneri i ri zikaltër do të dalë përpara medieve në qendrën sportive Angelo Moratti të enjten e 10 nëntorit (ora mbetet për t’u konfirmuar).”. (Telesport)