Humbja e fundit ka rënduar jo vetëm pozitat e skuadrës së Interit, që rrezikon shumë edhe pjesëmarrjen në Europa League sezonin e ardhshëm, por edhe të ardhmen e trajnerit Stefano Pioli. Drejtuesit zikaltër nuk kanë më besim te tekniku italian dhe menjëherë kanë filluar të lakojnë edhe emrat e parë të mundshëm që mund të zëvendësojnë Pioli-n. Janë disa trajnerë me emër, ku ai qw spikat më shumë është Antonio Conte, që po udhëheq Chelsea drejt titullit kampion në Premier League.
Sipas gazetës italiane “Tuttosport”, shpresohet se Conte mund të ringrejë Inter-in sërish në majë. Por kjo shumë e vështirë të ndodhë. Dhe arsyeja është e thjeshtë: Zikaltrit nuk do të marrin pjesë në Champions League dhe madje mund të mungojnë edhe në Europa League. Ambiciet e Conte-s janë të mëdha, kështu që vështirë të bënte një hap pas, aq më tepër që është vetëm sezoni i parë me Chelsea-n. Në të ardhmen nuk i dihet, por për momentin kjo pistë duket shumë e vështirë.
Ndër emrat e tjera që bien në sy si zëvendësuesit e Stefano Pioli-t janë: Jorge Sampaoli i Sevilla-s, Mauricio Pochettino i Tottenhami-t, Marco Silva i Hull City-t dhe Leonardo Jardim i Monaco-s. Çudit fakti që mungon emrin i Diego Simeone-s, një ish-futbollist i Inter-it. Në fundjavë Inter do të luajë derbin me Milan-in dhe vetëm fitorja mund të rehabilitonte deri diku skuadrën, por edhe trajnerin. Barazimi dhe humbja do ta rëndonin shumë pozitën e Pioli-t në krye të stolit zikaltër.