Sulmuesi brazilian Gabriel Barbosa i njohur si Gabigol, po has në vështirësi në Serie A. Ai ka bërë vetëm dy paraqitje këtë edicion. Në sfidën e fundit ndaj Sassuolos, ku Interi fitoi 1:0, Gabigol hyri në lojë në minutat e fundit të ndeshjes, transmeton Gazeta Express. Trajneri Stefano Pioli, ka thënë se Gabigol ka talent dhe cilësi, derisa i ka premtuar atij më shumë minuta. “Jemi duke punuar gjithë së bashku që të përmirësohemi”, tha fillimisht Pioli. “Ai ka talent dhe cilësi, së bashku me shokët e tij do të kenë shansin që të ndihmojnë ekipin për të marrë rezultate pozitive”, shtoi ish trajneri i Lazios.