Pas Cristiano Biraghi, tani edhe trajneri i Fiorentinas Stefano Pioli ka zgjedhur të bëjë një tatuazh në nder të Davide Astorit. Kapiteni 31-vjeçar humbi jetën në gjumë muajin e kaluar në prag të ndeshjes së Serie A ndaj Udinese. Këtë javë, shoku i ekipit Briaghi përdori mediat sociale për të treguar tatuazhin në kujtim të Astorit. Tani edhe trajneri Pioli ka vendosur të nderojë lojtarin e tij duke e stampuar përjetësisht në lëkurën e tij dhe e konfirmoi në Instagram në një studio tatuazhi në Firence. Shumë lojtarë dhe madje pjesëtarë të stafit teknik pritet ta ndjekin.