Babai i mjekësisë, Hipokrati, ishte i pari që në antikitet e rekomandoi qumështin e gomaricës për të luftuar problemet me mëlçinë, ethet, dhimbjet e kyçeve dhe helmimin. Gjyshet tona e përdornin këtë qumësht për të kuruar kollën e mirë. Ky produkt përdoret gjerësisht sot në botë për trajtimin e të gjitha llojeve të alergjive. Qumështi i gomaricës përmbajnë Omega 3 dhe acideve yndyrore (të ngjashme me vajin e peshkut), ai redukton kolesterolin dhe mbron shëndetin e zemrës. Qumështi i gomaricës ndihmon për të humbur peshë. Edhe pse ka të njëjtën sasi të kalorive sa qumështi i lopës, qumështi gomaricës nuk stimulon shtimin në peshë, sepse ai stimulon metabolizmin. Nivelet e ulta të triglicerideve (yndyrna që janë të këqija për zemrën), e bëjnë këtë qumësht të rekomandueshëm për të gjithë ata që duan të mbajnë trupin në formë.