Pilotja e parë afgane me mbulesë kërkon azil në SHBA

Pilotja e parë e Afganistanit që do të shërbejë në forcat ajrore prej rënies së talibanëve, ka aplikuar për azil në SHBA. Kapt. Niloofar Rahmani tha për Wall Street Journal: “Do të doja të fluturoja për vendim tim – kjo është ajo çfarë kam dashur gjithmonë të bëj. Por frikësohem për jetën time”. Rahmani, 25 vjeçe, i ka sfiduar kërcënimet me vdekje nga talibanët dhe madje edhe anëtarëve të familjes së vet, për shkak se u bë femra e parë e Forcës Ajrore në historinë e Afganistanit dhe femra e parë pilote në ushtrinë afgane që nga rënia e talibanëve më 2001. Ajo ishte nderuar me çmimin ndërkombëtar ‘Gratë e Guximshme’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit në vitin 2015.