Një pilot i cili e ktheu aeroplanin prapa në Aeroportin e Mançesterit në Angli në mënyrë që një çift i moshuar të mund t’i thoshin lamtumirë nipit të tyre që po vdiste, është bërë hit në rrjetet sociale duke u lavdëruar për gjestin. Becky Stephenson, një agjente udhëtimi nga Bradford, tha se dy nga klientët e saj ishin bërë gati për të shkuar në Australi kur morën lajmin se djaloshi ishte seriozisht i sëmurë. Ajo tha për Independent se çifti tashmë kishte hipur në Etihad Airways dhe ishin duke i fikur celularët kur vërejtën një thirrje të humbur nga dhëndri. “Ata ishin gati për t’u nisur kur morën mesazhin që thoshte se nipi i tyre ishte në kujdes intensiv dhe duhej të shkonin atje”, tha Stephenson. “Ata e kaluan mesazhin tek ekuipazhi, të cilët folën me kapitenin dhe ai e ktheu prapa aeroplanin”, tregoi ajo. Piloti e kthehu aeroplanin në portën e hipjes përderisa stafi morën bagazhin e çiftit dhe i ndihmuan ata të ktheheshin dhe të merrnin një veturë për të shkuar drejt e në shtëpi. Nipi i tyre vdiq më pas më 31 mars, ditën kur çifti kishin për të shkuar në Australi.
Piloti ktheu aeroplanin në gjysmë të fluturimit për një arsye të veçantë!
Leave a comment