Piloti i Formula 2, Anthoine Hubert, e ka humbur jetën në një aksident gjatë garës në Grand Prix në Belgjikë, njofton organi qeverisës i sportit të motorit (FIA).
Francezi, i cili ishte vetëm 22 vjeç, nuk mundi t’i mbijetojë aksidentit të rëndë me makinën e tij që po ecte 273 kilometra në orë në momentin tragjik. FIA njoftoi se Hubert ishte dërguar në qendrën mjekësore pas aksidentit, ku ka vdekur më vonë nga plagët e rënda.
https://twitter.com/i/status/1167821618283974656
Gara ishte ndalur pas përplasjes dhe përfundimisht u anulua pak minuta më vonë pasi u bë i ditur se sa i rëndë ishte aksidenti. Formula 2 e ka anuluar edhe garën e së dielës në Spa në shenjë respekti për Hubert.