Piloti finlandez Valtteri Bottas do të largohet nga Mercedes në fund të këtij sezoni, pasi do të vijojë aventurën në Formula 1 me Alfa Romeo.
Në prag të garës së Sochi, që zhvillohet këtë fundjavë në Rusi, ai u shpreh se do të bëjë maksimumin që shoku i tij i skuadrës Lewis Hamilton, të shpallet sërish kampion bote.
Hamilton është në një duel “kokë më kokë” për titullin me Max Verstappen (Red Bull). “Hamilton është miku im dhe do të më mungojë bashkëpunimi me të.
Për mua ka qenë një nder të bashkëpunoja me të dhe do ta bëj këtë gjë edhe këtë sezon deri në fund, për ta ndihmuar të shpallet kampion, pasi e meriton”, tha Bottas.