Autoritetet britanike të aviacionit civil kumtuan se ka ngritur akuza kundër pilotit britanik, 66-vjeçarit David Henderson për shkelje të ligjeve të navigacionit ajror. Kjo u konfirmua gjatë hetimit të rrëzimit të avionit në vitin 2019, në të cilin vdiq futbollisti Emiliano Sala. Hendersoni, 66 vjeç, i cili fillimisht duhej të fluturojë me Sala, thuhet se ka vepruar si ndërmjetësues në organizimin e fluturimit të futbollistit dhe është akuzuar për “neglizhencë”.
Burri pritet të paraqitet në gjykatë në Kardif më 26 tetor, pasi u paraqit në një gjykatë britanike në fund të shtatorit. Kujtojmë, Sala u transferua në Kardif nga Nantes për 15 milionë paund. Ai fluturoi në vendndodhjen e ekipit të ri, por avioni në të cilin ndodhej u zhduk nga radari natën e 22 janarit. Më 3 shkurt, avioni u gjet në fund të Kanalit anglez, dhe trupi i Sala u gjet mes rrënojave. Trupi i pilotit nuk u gjet kurrë.