Tetovë, 5 janar – Artisti i ri nga Tetova, Rejan Etemi, ka punuar një pikturë murale në hyrje të qytetit për nder të mjekëve dhe punonjësve mjekësorë. Ky punim është pikturuar me ngjyra në muret e nënkalimit në hyrje të Tetovës nga ana perëndimore drejt Shkupit.
“Motivi për këtë pikturë murale ishte pandemia e koronavirusit dhe lufta e mjekëve. Kjo është mënyra ime për të shprehur mbështetjen time për mjekët që janë heronj në këtë kohë. Mu deshën dy ditë për ta punuar këtë”, thotë Rejan Etemi.
Artisti tetovar ka diplomuar art tek Universiteti i Prishtinës, ku gjithashtu ka përfunduar edhe studimet pasuniversitare.