Portieri i Anglisë dhe Evertonit ka bërë një pritje të jashtëzakonshme ndaj Karlos Bakas, në momentin e penalltisë së pestë të Kolumbisë, kur rezultati ishte 3-3. Pritja e Pikford i dha mundësinë Erik Dajer të realizojë penalltinë që i dhuroi anglezëve një vend në çerekfinale. “Kam studiuar shumë”, ka thënë ai. “Jam i fuqishëm dhe i shkathët. Nuk më intereson nëse nuk jam portieri më trupmadh, sepse gjëja më e rëndësishme është të bësh gjënë e duhur në momentin e duhur. Gjithçka qëndron të pozicionimi dhe unë arrita ta ndalja topin me dorën time. Ishim të sigurt për fitoren, edhe pse takimi u vendos nga penalltitë. E dinim se ishim në gjendje të fitonim”, ka thënë Pickford. Cekim, ka qenë fitorja e parë me penallti e Anglisë që nga Euro ’96, që i ka siguruar atyre përballjen kundër Suedisë të shtunën e ardhshme, në çerekfinalet e Kupës së Botës.