Pike do të vazhdojë të luajë me Barcelonën deri më 30 qershor 2022. Lojtari i Barcelonës ka vazhduar kontratën e tij për katër sezone të tjera dhe do të ketë një klauzolë përfundimi të saj prej 500 milionë eurosh. Pike ka luajtur për momentin 421 ndeshje me Barcelonën, duke shënuar 37 gola. Përveç kësaj, ai ka fituar gjithçka, që mund të fitojë në nivel të klubit, me Barcelonën: 3 Liga të Kampionëve, 6 La Liga, 5 Kupa Mbretit, 5 Superkupa Spanjolle, 3 Superkupa Evropiane dhe 3 Botëror për Klubet.
Pike arriti te Barcelonë në vitin 1997, me vetëm 10 vite mbi supe. Në vitin 2004, ai u largua nga shtëpia për të shkuar te Mançester Junajted, ku fitoi përvojë duke luajtur në Premier Ligë. Në verën e vitit 2008, në sajë të Pep Guardiolës, Pike u kthye te Barcelona si mbrojtës qendror.