Xherrard Pike, mbrojtësi i Barcelonës, prej disa kohësh ka në pronësinë e tij klubin e Andorra FC, i cili militon në Kategorinë e Katërt katalanase.
Kjo është edhe kategoria më e ulët në vend. Për të përforcuar disi ekipin e tij, Pike ka vendosur të afrojë në skuadër futbollistin Tarik Antonio Mebarak, i cili është nipi i gruas së tij, këngëtares Shakira.
Këtë fundjavë 19-vjeçari debutoi si titullar me ekipin e dytë ndërsa u aktivizua për 90 minuta në triumfin 4-1 ndaj Rialp. Nipi i Shakirës që i vogël ka ëndërruar të bëhet një futbollist dhe të ketë një të ardhme si Pike, dhe mesa duket ka hedhur hapat e parë edhe pse është larg nivelit profesional.