Në periudhat e verës shpesh mund të dehidrohet, veçanërisht kur temperaturat “thyejnë rekorde botërore”. Për këtë shkak është me rëndësi të merren lëngje të mjaftueshme, por – jo çfarëdo qoftë.
Ja cilat pije duhet të evitohen gjatë dehidrimit trupor:
1. Pije energjetike
Pa dallim nlse vraponi apo jo, të a.q. “pije sportive” duken joshës kur jeni të ekspozuar ë diell. Por, ata janë të dedikuar për sportistët, të cilët humbin elektrolit – natrium dhe kalium. Atyre, por jo edhe të tjerëve, u duhet më shumë energji, kalori dhe karbohidtrate.
2. Lëngje artificiale
Ekspertët pohojnë se si pijet e gazuara, ashtu edhe lëngjet e pagazuara të fabrikuara, madje edhe lëngu me copë frutash, janë të dëmshme. Të gjithë ata përmbajnë sasi të caktuar të sheqerit, ëmbëlsues artificial dhe konservues.]
2. Ujë i vitaminizuar
Nëse ujin e pini me pak më shumë vitamina, mund ta teproni. Uji i vitaminizuar përmban edhe sheqerëra , sasia e të cilit mund të jetë madje edhe i barabartë me atë në lëngun e gazuar.
4. Çaj i ftohtë
Çaji i ftohtë është i shijshëm dhe pije e vërtetë freskuese për vapën në verë. Por, çajrat në shihe, gjithashtu, përmbajnë sasi të madhe të sheqerit, madje edhe ato “dietale”. Këtu gjithsesi edhe ëmbëlsuesit artificial.
Njohësit megjithatë, pranojnë se në zgjedhjen e sipërpërmendur çaji i ftohtë është e keqja më e vogël, sepse përmban shumë antioksidante.